Si i vlerësojmë ne kazinotë
Luaj i sigurt falë rishikimet tona të kazinove, zgjidh atë që të leverdis.Vlerësimi i kazinove në 2025 kërkon kohë dhe pagesa që ti nuk ke pse t'i bësh. Rishikimet tona janë të testuara nga ekspertë të industrisë me interesin e lojtarëve Shqiptarë në mendje.
Vlerësimi i kazinove sipas kritereve tona
Vlerësimi i kazinove bëhet nga ekipi ynë, i cili kontrollon me kujdes çdo platformë para se ta listojmë në ShqipeCasinos. Qëllimi ynë është të ofrojmë rishikime të sakta dhe të besueshme, duke vendosur gjithmonë interesin e lojtarit në radhë të parë. Për këtë, ne shqyrtojmë me detaje elementë të ndryshëm që përcaktojnë avantazhet apo mangësitë e secilës kazino, veçanërisht për tregun Shqiptar. Vetëm pas këtij procesi mund të shtohet në rishikimet tona të kazinove, një platformë e re.
Si i përcaktojmë ne vlerësimet e kazinove
Procesi ynë i vlerësimit të kazinove bazohet në gjashtë aspekte kryesore. Këto kategori reflektojnë atë që ka më shumë rëndësi për lojtarët dhe ndikojnë drejtpërdrejt në eksperiencën e tyre online. Secila kategori vlerësohet me pikë të cilat mblidhen në fund. Rezultat përfundimtar varion nga 1 deri në 100.
6 Shtyllat kryesore të vlerësimit
Gjashtë aspekte kryesore kanë më shumë rëndësi për lojtarët, kur zgjedhin një kazino për të luajtur. Këto gjashtë shtylla referimi, ne i kemi vlerësuar me pikë dhe i kemi shpjeguar secilën në vazhdim.
- Siguria e kazinosë (25 pikë)
- Depozita dhe tërheqje të parave (25 pikë)
- Bonuset dhe Promocionet (15 pikë)
- Lojërat dhe ofruesit e tyre (10 pikë)
- Eksperienca e lojtarëve (20 pikë)
- Rishikimet e ekspertëve dhe lojtarëve (5 pikë)
Siguria e kazinosë (25 pikë)
Lojtarët gjithmonë duan të sigurohen për fondet e tyre, dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Në këtë pikë kontrollojmë licensat aktive, mjetet e sigurisë, reputacionin dhe suportin ndaj lojës së përgjegjshme.
Licensimi (5 pikë)
Licensa tregon se aktiviteti i kazinosë online është i autorizuar dhe i rregulluar nga autoritetet kombëtare (Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit), si edhe ato ndërkombëtare si MGA, Curaçao apo UKGC.
- 0 pikë – Nuk ka asnjë licensë aktive apo në proces konfirmimi.
- 1 pikë – Ka patur licensë aktive më parë, por aktualisht nuk është aktive, ose është në fazë rinovimi.
- 2-3 pikë – Statusi i licensimit është në proces e sipër, pra pritet konfirmimi nga autoritetet.
- 4 pikë – Licensë aktive nga autoritetet e industrisë, por me thyerje të rregullave më parë.
- 5 pikë – Licensë aktive nga autoritete ndërkombëtare, pa asnjë thyerje rregullash më parë.
Besueshmëria e kazinosë (5 pikë)
Reputacioni i kazinosë tregon më së miri se sa e besueshme dhe transparente është platforma për lojtarët. Një kazino e mirë është e licensuar, dhe zgjidhet nga lojtarët prej vitesh.
- 1 pikë – Kazino aktive prej më pak se 6 muajsh, pa kompani regjistrimi, pa licensë apo rishikime pozitive.
- 2 pikë – Kazino prej një viti aktive, e licensuar, me kompani regjistrimi, por e limituar në mjetet e sigurisë.
- 3 pikë – Kazino aktive prej 3 vitesh, e licensuar, me të dhëna të sakta online, dhe rishikime pozitive.
- 4 pikë – E licensuar, aktive prej 5 vitesh, me rishikime pozitive nga ekspertë, disa probleme të vogla.
- 5 pikë – E licensuar, aktive prej më shumë se 5 vitesh, ka rishikime pozitive nga ekspertë e lojtarë.
Mbrojtja e të dhënave (5 pikë)
Mënyrat se si kazinoja siguron mbrojtjen e të dhënave personale dhe financiare të lojtarëve është ndër elementët kyç të sigurisë. Për këtë arsye, ne kontrollojmë enkriptimin, dhe politikat e privatësisë.
- 0 pikë – Asnjë enkriptim, pa politika privatësie, pa masa sigurie, të dhëna të vjedhura më parë.
- 1-2 pikë – Enkriptim i dobët, fjalëkalime të thjeshta, pa GDPR (mbrojtje të të dhënave).
- 3 pikë – Enkriptim SSL nën 128-bit ose i paspecifikuar, probleme të dhënash në 3 vitet e fundit.
- 4 pikë – Enkriptim SSL 128-bit, politika privatësie sipas GDPR, pa vjedhje të dhënash në 3 vitet e fundit.
- 5 pikë – Enkriptim SSL 256-bit, mbrojtje DDoS, AML-KYC dhe politika privatësie të qarta sipas GDPR.
Opsionet për një lojë të përgjegjshme (10 pikë)
Një kazino e cila mbështet lojën e përgjegjshme tregon kujdes për lojtarët dhe respektim të standardeve ligjore. Rrjedhimisht është një kazino serioze për të luajtur lojëra fati.
- 0–2 pikë – Nuk ka asnjë politikë apo opsion për lojëra të sigurta e të përgjegjshme.
- 3–4 pikë – Ka mjete bazë, por janë të fshehura ose të paqarta për t’u përdorur.
- 5–6 pikë – Ka opsionet kryesore, por mungojnë vetë-përjashtimi i plotë ose kontrolli financiar.
- 7–8 pikë – Ofron shumë opsione për kontroll, por mungon raporti i matjes së kohës së lojës.
- 9 pikë – Masa të forta si kufizime, vetë-përjashtim, kufij kohe dhe ndihmë për organizata përkatëse.
- 10 pikë – Të gjitha opsionet si kontrolle financiare nga kazinoja, raporte aktiviteti dhe test vetë-vlerësimi.
Depozita dhe tërheqje të parave (25 pikë)
Në vlerësimin e një kazinoje, ne testojmë se sa të sigurta janë pagesat, si janë kufijtë minimalë, larmishmërinë e metodave të pagesës, si edhe nëse rregullat përcaktohen qartë për lojtarët nga Shqipëria.
Shpejtësia e pagesave (5 pikë)
Shpejtësia e transaksioneve tregon shumë për procesimin e pagesave në platformë. Preferohet që paratë të kalojnë shpejt nga kazinoja në llogarinë e lojtarit dhe anasjelltas.
- 1 pikë – Transaksione të ngadalta, mbi 7 ditë, vonesa në përgjigje, dhe mungesë informacioni.
- 2 pikë – Transaksionet kryhen për 5-7 ditë, por mungon informacioni i qartë përse dhe si.
- 3 pikë – Transaksionet kryhen për 2-5 ditë. Mund të ketë vonesa, por jo shpesh.
- 4 pikë – Transaksionet kryhen për 1-3 ditë, pa vonesa e probleme.
- 5 pikë – Depozitime dhe tërheqje të menjëhershme ose brenda disa orësh.
Mënyrat e pagesës (10 pikë)
Opsionet e pagesave përcaktojnë mundësitë që kanë lojtarët Shqiptarë për të paguar sipas metodave të lejuara në vendin e tyre, apo në monedhën e tyre. Sa më shumë opsione të ofrojë kazinoja, aq më shumë pikë meriton.
- 1-2 pikë – Vetëm metoda pagese tradicionale si kartat e debitit dhe kreditit.
- 3-4 pikë – Disa metoda pagese vec kartave, edhe 1-2 portofola elektronikë.
- 5-6 pikë – Kazinoja suporton shumë metoda pagese, por jo të gjitha të aksesueshme për Shqipërinë.
- 7-8 pikë – Lejohen të gjitha opsionet popullore të pagesave, përfshirë disa kriptomonedha kryesore.
- 9-10 pikë – Suportohen për Shqipërinë të gjitha opsionet e pagesave, përfshirë kriptomonedhat.
Limitet, kostot e transaksioneve, dhe kushtet (10 pikë)
Një kazino e mirë përcakton saktë termat e limiteve, tarifave dhe procesin nga ana e platformës. Ndaj, ne vlerësojmë minimumin e depozitës/tërheqjes dhe tarifat shtesë.
- 1-2 pikë – Limite të larta: Tërheqje +10000ALL, dhe depozitë +5000ALL. Kosto dhe hapa të paqartë.
- 3-4 pikë – Minimume më pak të larta: Tërheqje 5000ALL-10000ALL, depozitë +3000ALL, kosto të fshehura.
- 5-6 pikë – Limiti i tërheqjes rreth 5000ALL, i depozitës 2500ALL. Tarifat janë të rralla dhe të listuara.
- 7-8 pikë – Minimumi i depozitës dhe tërheqjes rreth 1000ALL. Pa kosto transaksionesh, ose të përcaktuara.
- 9-10 pikë –Minimumi ideal është sa më i ulët (100ALL-1000ALL). Pa tarifa, dhe procese të shpejta.
Bonuset dhe Promocionet (15 pikë)
Bonuset janë aspekti më tërheqës i çdo kazinoje, por vlera e tyre reale përcaktohet nga kushtet që kanë. Ne vlerësojmë transparencën e kushteve të bonuseve në kazino, si edhe varietetin e ofertave.
Kushtet e një bonusi (5 pikë)
Ka kazino që ofrojnë bonuse pa kushte basti, por asnjë bonus nuk ofrohet pa kushte përdorimi. Kushtet e bonusit nga një kazino duhet të jenë të mirëpërcaktuara e të kuptueshme, pa kufizime të fshehura.
- 0-1 pikë – Kufizime të fshehura (si fitim maksimal), rregulla të paqarta të aktivizimit të bonusit.
- 2-3 pikë – Rregulla të paqarta aktivizimi, pak lojëra të lejuara, rregulla të vështira për tu realizuar.
- 4 pikë – Kushte të sakta, pagesa të arsyeshme, oferta të qëndrueshme në kohë, por të përgjithshme.
- 5 pikë – Kushte transparente, oferta të rregullta, pa kufizime të fshehura, shumë lojëra të përfshira.
Shpeshtësia e ofertave dhe llojet e bonuseve (10 pikë)
Një kazino e mirë i shpërblen vazhdimisht lojtarët me bonuse, promo, oferta dhe një program besnikërie. Ne kontrollojmë nëse kazinoja ofron vërtetë ato çka premton, dhe nëse ka një historik turnesh e promosh.
- 0 pikë – Pa asnjë bonus mirëseardhjeje, turne aktiv, ofertë, apo program VIP.
- 1-2 pikë – Pa bonus, shumë pak oferta të disponueshme, pa program besnikërie.
- 3-4 pikë – Një bonus mirëseardhje, turne mujore ose oferta fikse e të rralla, program i thjeshtë VIP.
- 5-6 pikë – Ofron bonus mirëseardhje, oferta javore ose mujore, program VIP që vërtetë shpërblen.
- 7-8 pikë – Disa bonuse, oferta të shpeshta, turne të ndryshme aktive, program i mirë VIP.
- 9-10 pikë – Shumë bonuse e oferta, kalendar aktiv turnesh, dhe benefite të mira në nivelet VIP.
Lojërat dhe ofruesit e tyre (10 pikë)
Kazinotë me pikë të larta ofrojnë mijëra lojëra, kanë tituj origjinalë dhe partneritete me ofrues lojërash të mirënjohur në industri. Shpesh llojet e lojërave përcaktojnë edhe eksperiencat e lojtarëve.
- 0-1 pikë – Më pak se 100 lojëra, pa filtra kërkimi, kompani ofruese të panjohura të lojërave.
- 1-3 pikë – Më pak se 250 lojëra, jo të gjitha kategoritë kanë tituj, vetëm disa ofrues të njohur.
- 3-4 pikë – Deri në 500 tituj, kategori të kufizuara në lojëra, bashkëpunim vetëm me disa ofrues.
- 4-6 pikë – Deri në 1000 lojëra, të gjitha kategoritë kanë tituj, filtra kërkimi dhe dizajn modern.
- 6-8 pikë – Mbi 3000 lojëra, dizajn modern, filtra praktikë për navigim, lojëra nga ofrues të njohur.
- 8-10 pikë – Mbi 5000 lojëra, tituj origjinalë, lojëra të reja, shumica e ofruesve kryesorë të lojërave.
Eksperienca e lojtarëve (20 pikë)
Kazinotë online duhet të ofrojnë një platformë të lehtë për tu përdorur nga lojtarë të niveleve të ndryshme. Një kazino mund të jetë e mirë, por vështirësia në akses ndikon nëse një lojtar do të qendrojë apo jo.
Hapja e llogarisë (5 pikë)
Pjesa më e madhe e kazinove online të aksesueshme nga Shqipëria kërkojnë regjistrimin e një llogarie. Procesi dhe siguria bën diferencën.
- 1 pikë – Proces me shumë hapa, plotësimi i të dhënave manuale, verifikim që vonon, pa 2FA.
- 2-3 pikë – Proces i shkurtër, të dhëna manuale, verifikim KYC i ngadaltë, pa masa sigurie si 2FA.
- 4 pikë – Llogari përmes identifikimit smart, verifikimi i identitetit shumë i shpejtë dhe ofron 2FA.
- 5 pikë – Me llogari nga email direkt, ose plotësisht “pa llogari”, verifikim brenda minutave, lejon 2FA.
Faqja për përdoruesit (5 pikë)
Navigimi i thjeshtë dhe dizajni modern i bëjnë lojtarët ta kenë më të lehtë të fokusohen në lojë si nga kompjuteri, ashtu edhe nga pajisje të tjera si tableti apo telefoni.
- 1 pikë – Dizajn i vjetër, pa filtra kërkimi, faqja ngarkohet ngadalë, jo i optimizuar për celular.
- 2 pikë – Dizajn shumë i ngarkuar, shumë “pop-ups”, optimizim i dobët për celular, aspak intuitiv.
- 3 pikë – Dizajn i thjeshtë, i limituar në funksione, por i optimizuar për celular dhe faqja ngarkohet shpejt.
- 4 pikë – Dizajn modern, navigim i thjeshtë, faqja ngarkohet shpejt, funksionon në të gjitha pajisjet.
- 5 pikë – Dizajn intuitiv, me filtra për personalizim, i optimizuar për çdo pajisje dhe shpesh ka aplikacion.
Shërbimi ndaj klientit (10 pikë)
Shërbimi ndaj klientit ofrohet në mënyra të ndryshme. Ne testojmë në çdo rishikim kazinoje, kontaktet e ofruara nga platforma, kohën në përgjigje, cilësinë e shërbimit, dhe sa e vlefshme është qendra e ndihmës.
- 0 pikë – Pa kontakte, pa live chat ose një email që të shkojë mesazhi, pa një qendër ndihme.
- 1 pikë – Vetëm një email i vështirë për t’u gjetur, chat që nuk funksionon, pa ndihmë.
- 2-3 pikë – Email që përgjigjet pas 5 ditësh, pa telefon, chat i padobishëm, një seksion i paplotë ndihme.
- 3-5 pikë – Email që përgjigjet për 3 ditë, pa numër kontakti, chat me orar, një seksion ndihme i shkurtër.
- 6-8 pikë – Live chat 24/7, përgjigje në email për 48 orë, agjentë të sjellshëm, seksion ndihme i detajuar.
- 9-10 pikë – Chat 24/7, përgjigje në email për 24 orë, numër telefoni, qendër ndihme me guida teknike.
Rishikimet e ekspertëve dhe lojtarëve (5 pikë)
Ne verifikojmë informacionin e publikuar nga kazinotë duke krahasuar rishikimet e përdoruesve, dhe diskutimet e tyre në forume apo komente. Kjo na ndihmon të identifikojmë eksperiencat reale të lojtarëve.
- 0 pikë – Shumë ankesa, dyshime të shpeshta për transparencë dhe siguri të të dhënave.
- 1 pikë – Prezencë minimale online, probleme të përsëritura, shumë ankesa, reputacion i keq.
- 2 pikë – Pak reagime në numër, por disi pozitive, reputacion mesatar, disa ankesa.
- 3 pikë – Vlerësime të mira, platformë transparente, pak ankesa dhe e disponueshme në rrjete sociale.
- 4 pikë – Vlerësime të larta, shërbim i shpejtë, pagesa të sigurta, pa ankesa, prezencë të mirë online.
- 5 pikë – Reputacion shumë i mirë, vlerësime të larta, i rekomanduar në shumë forume, i ndjekur online.
Skuadra që bën vlerësimet e kazinove
Ekipi ynë ka përvojë të gjatë në industrinë e kazinove, menaxhim projektesh dhe analizë të të dhënave. Ne publikojmë vetëm rishikime të kazinove të testuara nga skuadra jonë, gjithmonë duke pasur parasysh interesat e lojtarëve. Qëllimi ynë është të sigurojmë saktësi në çdo rishikim dhe të ndihmojmë lojtarët Shqiptarë të gjejnë kazino të besueshme, që pranojnë Lekë dhe ofrojnë bonuset më të mira.
Si e fiton një kazino online një vlerësim të lartë?
Vlerësimi i kazinove arrihet përmes pikëve në gjashtë shtyllat e vlerësimit, pra në gjashtë aspektet më të rëndësishme për lojtarët e një kazinoje online. Faktorët më të rëndësishëm ofrojnë më shumë pikë si për shembull licensa e vlefshme, masat e forta të sigurisë, pagesat e shpejta dhe eksperiencat e lojtarëve.
Një kazino e nivelit të lartë (86-100) merr afërsisht pikët më të larta në të gjitha aspektet. Disa kazino të reja mund të marrin pikë të larta gjithashtu, në varësi të kompanisë së regjistrimit dhe licensave aktive, partneritetet me ofruesit e njohur, transparencë mbi kushtet e përdorimit, si edhe aplikimi i masave më të larta të sigurisë. Këta elementë dhe formojnë bazën e sistemit tonë të vlerësimit.
Një kazino e nivelit mesatar (70-85) nuk do të thotë se nuk është një kazino e mirë. Një kazino mund të jetë në pikët mesatare për lojtarët nga Shqipëria për arsye si mungesë e metodave të pagesës në Lekë, aksesi nga Shqipëria, shërbimi i klientit në Shqip, etj. Në përgjithësi, kazinotë me vlerësim mesatar kanë disa aspekte më pak të rëndësishme për të përmirësuar (psh: varieteti i lojërave, numër kontakti).
Një kazino e nivelit të ulët (10-69) është një kazino që ne nuk e rekomandojmë për arsyet e vlerësuara më sipër. Të tilla platforma nuk janë të sigurta (ende), dhe janë kazino që duhet të përmirësojnë shumë kritere vlerësimi për Shqiptarët, por jo vetëm.
A influencohen vlerësimet nga marrëveshjet me kazinotë?
Kjo është shpesh një dilemë (me vend) e lojtarëve që duan një mendim të ekspertëve, para se të regjistrohen në një kazino. Partneritetet me kazinotë ndikojnë në mënyrën se si shfaqen ofertat në faqen tonë, por jo analizat tona. Ne sigurohemi të testojmë në mënyrë të paanshme kazinotë online. Të gjitha rishikimet tona të kazinove bazohen vetëm në kriteret e cituara më sipër, me fokus lojtarët Shqiptarë. Gjithashtu, ne bashkëpunojmë vetëm me kazino të licensuara online nga autoritetet ndërkombëtare të industrisë.
Disa nga linket në faqen tonë janë “affiliate”. |
---|
Nëse klikon një link dhe bën një depozitë në kazinonë respektive, ne mund të marrim një komision të vogël për ndërlidhjen e kryer, por pa asnjë kosto për ty. |
Ne publikojmë vetëm rishikime të sakta të kazinove
Objektivi ynë është të publikojmë vetëm rishikime të sakta të kazinove, të bazuara në verifikim dhe kontroll të kujdesshëm të fakteve si edhe të jetë informacion relevant për lojtarët Shqiptarë. Megjithatë, gjithmonë të këshillojmë të verifikosh direkt me kazinonë për çdo ndryshim në bonuse ose informacion të ri, të ndryshuar pas momentit të kryerjes së rishikimit nga ne. Ja 5 arsye përse t’i besoni rishikimet tona:
- Një skuadër ekspertësh me përvojë shumëvjeçare në industrinë e kazinove.
- Rishikime të paanshme, me kazino të testuara realisht.
- Publikimet tona janë të besuara nga lojtarët dhe të përshtatura për tregun Shqiptar.
- Artikuj gjithmonë të përditësuar për kazinotë, bonuset, dhe lajme nga industria.
- Angazhim i plotë ndaj lojërave të fatit të përgjegjshme.
Lojë e përgjegjshme
Suporti i ofruar nga kazinoja për një lojë të përgjegjshme ndihmon lojtarët të kontrollojnë shpenzimet, kohën e lojës dhe të shmangin zakonet problematike. Nëse has vështirësi, kërko ndihmë në qendra lokale si Alba Nostra Salus në Tiranë, apo online te Gamble Aware.
Vlerësimi i kazinove sa më saktë është prioriteti ynë.
Vlerësimi i kazinove kryhet me saktësi dhe paanshmëri për të ofruar informacion të dobishëm për lojtarët Shqiptarë. Përpos pamjes vizuale dhe filtrave të kërkimit, ne vlerësojmë aksesin pa VPN, shërbimin ndaj klientit, dhe metodat e pagesës në Lekë. Qëllimi ynë është të listojmë vetëm kazino të licensuara ndërkombëtarisht që ofrojnë cilësi, siguri dhe shërbim të mirë për lojtarët që i aksesojnë nga Shqipëria.