Çfarë do të thotë të luash kumar me përgjegjësi?

Të luash bixhoz i përgjegjshëm do të thotë të shijosh lojërat e fatit si një formë argëtimi, duke kontrolluar kohën dhe paratë që shpenzon. Lojtarët e përgjegjshëm i njohin kufijtë e tyre dhe nuk rrezikojnë të vendosin në bast më shumë para se sa mund të humbasin.

Qëllimi është të kënaqesh me lojrat e fatit pa dëmtuar mirëqenien tënde financiare, dhe të kërkosh ndihmë nëse loja fillon të shkaktojë varësi. Shpesh, ndihma vjen edhe nga vetë kazinotë, përmes vendosjes së kufijve për kohën dhe paratë që mund të shpenzosh.

Ke prirje për të krijuar varësi në bixhoz?

Kur mundësitë për të fituar janë të mëdha, është më e vështirë të luash bixhoz me përgjegjësi. Lojërat e fatit janë për argëtim, por për disa njerëz mund të kthehen në fiksim. Nëse përgjigjesh “po” për disa nga këto shenja që tregojnë hapat e parë ndaj varësisë nga bixhozi, është koha t’i limitosh bastet dhe të kërkosh ndihmë.

Si të ndihmosh dikë që ka varësi lojërat e fatit

Të ndihmosh dikë që ka krijuar një varësi kërkon vëmendje, durim dhe mirëkuptim. Shpesh, vetë personi nuk e kupton gjendjen ku ndodhet dhe shenjat e varësisë janë të fshehura. Ndaj, duhet të jesh vigjilent të vësh re ndryshimet në sjelljen e përditshme që reflektojnë situatën shëndetësore dhe financiare.

Problemet financiare

Disa shenja të problemeve financiare kur dikush nuk luan kumar me përgjegjësi:

Ndryshime në gjendjen emocionale dhe sjelljes

Disa ndryshime që janë shpesh pasojë e stresit, ankthit dhe humbjes së kontrollit:

Shenja që lidhen me kohën 

Këto shenja tregojnë se personi po kalon më shumë kohë duke luajtur në fshehtësi:

Mosha ligjore e të luajturit kumar me përgjegjësi nga Shqipëria

Në Republikën e Shqipërisë, aplikohen rregulla strikte për kazinotë. Pjesëmarrja lejohet vetëm për personat mbi 21 vjeç dhe kërkohet verifikim identiteti. Edhe platformat ndërkombëtare që pranojnë lojtarë Shqiptarë zbatojnë të njëjtin kufi moshe.

Mbrojtja e të miturve 

Për të parandaluar të miturit të aksesojnë lojërat e fatit, mund të aplikohen disa masa:

Opsione për të luajtur bixhoz i përgjegjshëm

Kazinotë serioze ofrojnë mjete që ndihmojnë lojtarët të luajnë lojëra fati me përgjegjësi dhe të parandalojnë problemet e mundshme të varësisë ndaj bixhozit. Ne publikojmë rishikime të kazinove që ofrojnë opsione për një lojë sa më të përgjegjshme.

Limiti i depozitës për të luajtur kumar me përgjegjësi

Ky opsion të lejon të vendosësh një kufi për depozitat ditore, javore ose mujore. Këtë limit mund ta kalosh deri në fund të periudhës së caktuar. Kufizimi ndryshohet vetëm pas një periudhe reflektimi nga lojtari.

Shuma maksimale e humbjeve

Me këtë opsion mund të caktosh një shumë maksimale humbjeje për një periudhë të caktuar. Kur e arrin këtë kufi, nuk mund të vazhdosh të luash deri në fund të afatit. Kjo është një mënyrë për të mbrojtur buxhetin.

Limiti i kohëzgjatjes së një sesioni loje

Në këtë opsion mund të vendosësh sa gjatë dëshiron të luash. Pas kësaj kohe, sistemi të nxjerr automatikisht nga loja. Kjo të ndihmon të mos humbasësh nocionin e kohës dhe të luash lojëra fati me përgjegjësi.

Ndërprerja e përkohshme nga loja

Kazinoja të lejon të vendosësh të mos hysh në llogari për disa ditë apo javë. Gjatë kësaj kohe, nuk mund të depozitosh para apo të luash. Është një mënyrë për të reflektuar dhe për të ndryshuar zakonet e lojës.

Vendosja e basteve

Ky opsion të lejon të përcaktosh sa para mund të vësh bast në një ditë, javë apo muaj. Pas këtij kufiri, nuk mund të vendosësh më baste deri në periudhën tjetër. Është një mënyrë për të mbajtur kontroll mbi paratë. 

Historia e transaksioneve

Ky opsion jep një pasqyrë të plotë të depozitave, humbjeve dhe fitimeve. Mund të kontrollosh sa ke shpenzuar për të qenë më i vetëdijshëm. Kjo histori është e disponueshme në çdo moment brenda llogarisë.

Vetë-përjashtimi nga kazinoja

Vetë-përjashtimi është opsioni më i fortë, kur ndjen se loja të ka dalë jashtë kontrollit. Mund të aktivizohet direkt dhe nuk zhbëhet lehtësisht. Ti bllokon vetë hyrjen në llogari për 6 muaj, ose përgjithmonë. 

Test vetëvlerësimi

Ky test të ndihmon të kuptosh nëse ke shenja të lojës së tepruar. Në bazë të përgjigjeve të sinqerta, testi të sugjeron nëse është koha të marrësh masa. Është një mënyrë për të reflektuar në kohën e duhur.

Vënia e alarmit

Ky opsion të njofton kur ka kaluar një periudhë e caktuar kohe që je duke luajtur. Mund të vendosësh vetë në sa minuta të bjeri alarmi. Ky sinjal të kujton të bësh një pushim dhe lojë të përgjegjshme.

Organizata që ndihmojnë kundër varësisë së bixhozit

Si brenda edhe jashtë Shqipërisë, ka disa mundësi trajtimi për personat që përballen me këtë varësi. Nëse ti ose dikush që njeh ka nevojë për ndihmë, ka organizata edhe në Tiranë.

Alba Nostra Salus

Alba Nostra Salus është një qendër rehabilitimi residenciale e përbërë nga një ekip specialistësh nga spitali Salus. Kjo qendër ofron trajtime të varësive patologjike. Ata ofrojnë seanca individuale ose në grup në Tiranë.

Gordon Moody

Gordon Moody është organizata kryesore në Mbretërinë e Bashkuar që ndihmon njerëzit falas. Ata ofrojnë trajtim rezidencial, ku qëllimi i tyre është të ndihmojnë individët të rindërtojnë jetën pas varësisë.

Gamble Aware

Gamble Aware është numri 1 në Britani si organizatë bamirëse e pavarur për edukim, parandalim dhe trajtim të dëmeve nga varësitë. Qëllimi është të ndërhyjë në kohë dhe ta trajtojë këtë si një problem të shëndetit publik.

Ndihma kundër varësisë së bixhozit në mbarë botën

Në shumë vende të botës ekzistojnë organizata të specializuara që ofrojnë ndihmë për lojtarët e varur nga bixhozi. Këto shërbime ofrojnë praktika të ndryshme shpesh në mënyrë anonime dhe falas. Nëse do të ndiheshit më mirë duke aksesuar organizata jashtë Shqipërisë, ja një listë me disa nga më të njohurat: 

Mos hezitoni asnjëherë drejt të kërkuarit ndihmë

Të dish kur të ndalosh dhe sa para mund të shpenzosh është mënyra më e mirë për të shmangur pasojat. Nëse ti vetë nuk mundesh të ndalosh, atëherë përdor opsionet e ndryshme që ofrohen për lojë të përgjegjshme.

Varësia shpesh nuk dallohet menjëherë, por lë gjurmë në sjellje, në marrëdhënie dhe në financa. Bisedat e sinqerta dhe mbështetja nga të afërmit mund të bëjnë diferencën. Askush nuk është i paprekshëm nga kjo varësi, ndaj është e rëndësishme të ofrosh ndihmë pa paragjykim.

Nëse ti ose dikush pranë teje nuk po luan kumar me përgjegjësi dhe ka nevojë për ndihmë, ekzistojnë organizata të sigurta që ofrojnë ndihmë profesionale brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Pyetjet më të shpeshta

Vetëm operatorët e licensuar nga autoritetet shtetërore ose ndërkombëtare mund të ofrojnë shërbime për lojëra fati me përgjegjësi. Këta operatorë janë të detyruar të ofrojnë masa për kumar me përgjegjësi dhe të zbatojnë politika që mbrojnë lojtarin dhe parandalojnë varësitë.
Po, shumica e kazinove ndërkombëtare ofrojnë opsionin e vetë-përjashtimit që të ndihmojnë lojtarët të luajnë bixhoz me përgjegjësi. Kjo mund të aktivizohet drejtpërdrejt nga profili i llogarisë suaj.
Shenjat e varësisë kur nuk luani lojëra fati me përgjegjësi, përfshijnë nevojën për të luajtur me shuma më të mëdha, ndjenjën e fajit pas lojës, vështirësitë financiare, si dhe tendencën për të fshehur kohën e kaluar në lojëra.
Në Shqipëri, ndihma ofrohet nga institucione si Alba Nostra Salus, Kryqi i Kuq dhe QSUT. Këto qendra ofrojnë mbështetje përmes shërbimeve psiko-sociale. Kërkimi i ndihmës është një hap kyç për të rikthyer balancën në jetën personale dhe financiare.
Autor
Petra Veres
Petra kontrollon gjithçka të publikuar në ShqipeCasinos. Ajo ka mbi 6 vite përvojë në krijimin e përmbajtjes, fillimisht si freelancer në botën e kazinove online. Ajo gjithashtu kujdeset për organizimin dhe kontrollin e përmbajtjes së platformës, me qëllim që t’u ofrojë vizitorëve cilësinë më të lartë të mundshme, dhe informacion të dobishëm.