Cookies
Përditësuar më: 14.07.2025
Mësoni këtu rreth sigurisë së të dhënave dhe politikës sonë për skedarët e vegjël që ruhen në pajisjen tuaj.
Cookies janë të dhëna në formë skedarësh të vegjël që ruhen në pajisjen tuaj qoftë kompjuter, tablet apo telefon. Këto të dhëna shërbejnë për të ruajtur informacionin e faqeve që vizitoni, duke e bërë shfletimin më të lehtë në vazhdim. Ne përdorim cookies në këtë faqe për të siguruar funksionimin e saktë të platformës, për të përmirësuar përvojën tuaj si përdorues dhe për t’ju ofruar shërbime që janë të përshtatshme për nevojat tuaja.
Skedarët që ne përdorim nuk ruajnë informacione personale si emri juaj, adresa apo të dhënat e pagesës.
Ju mund të çaktivizoni cookies në çdo moment, duke ndryshuar cilësimet në shfletuesin tuaj. Ju lutemi të kini parasysh se disa funksione të faqes mund të mos punojnë siç duhet nëse i çaktivizoni cookies.
Për më shumë informacion rreth skedarëve cookies dhe mënyrës se si funksionojnë, vizitoni:
www.allaboutcookies.org
Hyrje
Kjo faqe e politikës së Cookie-ve i referohet faqes së internetit shqipecasinos.com dhe/ose çdo nën-faqe dhe/ose domein të lidhur (dhe/ose nën-domein) të shqipecasinos.com. Në vijim, faqes shqipecasinos.com do t’i referohemi si “Faqja” ose “Websajti”. Për më shumë informacion mbi mënyrën se si ne përpunojmë të dhënat tuaja personale, ju lutemi të lexoni politikën tonë të privatësisë.
Çfarë janë Cookies?
Njihen si Cookie, ata skedarë të vegjël teksti që përmbajnë sasi të vogla informacioni dhe ruhen në kompjuterin, telefonin apo pajisjen që përdorni për të hyrë në një faqe interneti. Gjatë çdo vizite të mëvonshme, këto cookie i dërgohen përsëri faqes nga e cila u morën, ose një faqeje tjetër që i njeh. Cookie-t janë të dobishme sepse e ndihmojnë një faqe të njohë pajisjen e përdoruesit.
Ne përdorim Cookies në këtë faqe për të siguruar funksionimin e saj në mënyrë sa më të duhur, për të përmirësuar përvojën tuaj si përdorues dhe për të ofruar shërbime që janë sa më të përshtatshme për nevojat tuaja. Cookie-t tona nuk ruajnë informacion personal si emrin, adresën apo të dhënat e pagesës.
Qëllimi ynë është të përdorim cookie-t në mënyrë sa më efikase, për të garantuar që faqja jonë është funksionale, dhe për të ofruar një eksperiencë sa më të mirë për përdoruesit tanë.
Ne i klasifikojmë Cookies që përdorim si më poshtë:
Cookies të domosdoshme:
Këto janë cookies të domosdoshme për funksionimin bazë të faqes dhe për ofrimin e shërbimeve që ju prisni prej nesh. Cookie-t që përdoren vetëm për të realizuar apo lehtësuar transmetimin e komunikimit do të konsiderohen gjithashtu si thelbësore. Nuk kemi nevojë për pëlqimin tuaj për përdorimin e këtyre cookie-ve, megjithatë ju mund t’i bllokoni ose t’i fshini ato nëse dëshironi.
Cookies jo të domosdoshme:
Këto nuk janë të nevojshme për funksionimin bazë të faqes, por mund të përmirësojnë ndjeshëm përvojën tuaj. Për shembull, cookies që nuk janë të domosdoshme mund të përdoren për analiza, personalizim përmbajtjeje apo për qëllime marketingu, të gjitha opsionale. Kohëzgjatja e një cookie mund të jetë për një vizitë të vetme, mund të qëndrojë në pajisjen tuaj deri sa ta fshini ose deri në një afat të caktuar.
Analiza:
Ne përdorim gjithashtu Cookies për të mbledhur të dhëna statistikore rreth mënyrës se si përdoruesit ndërveprojnë me faqen tonë. Këto Cookies na ndihmojnë të numërojmë përdoruesit, si dhe të kuptojmë mënyrën se si ata lëvizin brenda faqes. Nëpërmjet këtyre të dhënave, përmirësojmë funksionimin e faqes dhe krijojmë një përvojë më të mirë për vizitorët tanë.
Përveç Cookies që përdorim vetë, në pajisjen tuaj mund të ruhen edhe cookies nga palë të treta, përfshirë Google Analytics: https://analytics.google.com/. Ju rekomandojmë të lexoni politikat e Cookies të këtyre palëve të treta që të jeni të qartë për sigurinë tuaj.
Nëse klikoni një link në faqen tonë që ju ridrejton drejt një faqeje tjetër, duhet të keni parasysh se kjo politikë që po lexoni për Cookies vlen vetëm për shqipecasinos.com dhe nuk mbulon mënyrën se si këto Cookies përdoren në ato faqe të treta. Në këto raste, është e rëndësishme të lexoni politikën për Cookies të vetë faqes së tretë. E njëjta gjë vlen edhe për politikën tonë të Privatësisë.
Cookies specifikë të përdorur në këtë faqe:
Cookies të domosdoshme:
Emri i Cookie-t | Qëllimi | Ofruesi | Skadenca | Lloji |
---|---|---|---|---|
utm | Cookie funksional | Platforma | 30 ditë | Palë e parë |
Cookies Statistikorë:
Emri | Qëllimi | Ofruesi | Skadenca | Lloji |
---|---|---|---|---|
_ga | Përdoret për të dalluar përdoruesit. | Google Analytics | 2 vite | Palë e parë |
_ga_* | Përdoret për të ruajtur gjendjen e sesionit. | Google Analytics | 2 vite | Palë e parë |
Menaxhimi i Cookies nga përdoruesi:
Nëse përdoruesi dëshiron të fshijë Cookies që janë ruajtur tashmë në pajisjen e tij ose të ndalojë ato që gjurmojnë aktivitetin e shfletimit në faqen tonë, mund të fshijë Cookies ekzistuese dhe/ose të ndryshojë cilësimet e privatësisë në shfletuesin e përdorur. Këto cilësime ndryshojnë në varësi të llojit të shfletuesit. Ju lutemi të kini parasysh se shumë nga funksionet e faqes sonë mund të mos funksionojnë siç duhet nëse i çaktivizoni cookies.
Informacion tjetër mbi ruajtjen e të dhënave të përdoruesit:
Ne përdorim opsione krahasimi dhe bannera të fiksuar për të përmirësuar përvojën tuaj në faqe. Kur ndërveproni me këto mekanizma, ne përdorim të tjera opsione që ruajnë të dhëna të caktuara (për shembull, çfarë keni klikuar ose shtuar në mekanizmin e krahasimit) në memorien e sesionit të shfletuesit tuaj. Këto të dhëna nuk përfshijnë asnjë informacion personal. Gjithashtu, ne ruajmë gjendjen vizuale të shiritit të krahasimit, nëse është i hapur, i mbyllur apo i minimizuar. Kjo për të rikthyer pamjen tuaj të preferuar gjatë vizitave të ardhshme në faqe.