Ruletë online: rregullat, shanset dhe variantet

Ruleta është lojë fati me një rrotë me 37 xhepa (0–36) në versionin europian dhe 38 xhepa (0, 00 dhe 1–36) në atë amerikan. Shanset e çdo basti llogariten saktë: një numër i vetëm del mesatarisht 1 herë në 37 rrotullime, dhe kazinoja mban 2,70% të shumave të vëna te Ruleta Europiane ose 5,26% te Ruleta Amerikane. Më poshtë gjen tabelën e pagesave, si ndryshojnë variantet dhe pse asnjë strategji nuk e ndryshon avantazhin e kazinosë.

Të luash lojërat ruletë online

Lojërat ruletë janë më klasiket në kazino. Ruleta online është përshtatja dixhitale e lojës. Në rrotën kryesore vendosen baste mbi numra, ngjyra apo kombinime të ndryshme. Kur topi ndalet në zgjedhjen tënde pasi rrota rrotullohet, fiton sipas koeficientëve përkatës. Loja funksionon me sistemin RNG online ose me diler në ruletë live.

Të luash lojërat ruletë online me para

Në lojërat ruletë online me para të vërteta, çdo rrotullim ka peshën e fatit dhe strategjisë. Arsye të tjera konkrete: 

  1. Mundësi reale fitimi.
  2. Bonuse ekskluzive.
  3. Akses në tavolina live.
  4. Lojë 24/7, pa kufizime.
  5. Variacione të lojërave.

Të luash lojërat ruletë online falas

Fillestarët zgjedhin të luajnë lojëra ruletë falas kur duan të familjarizohen me sistemin, kurse ata me eksperiencë kur duan të provojnë strategji të reja. Arsye të tjera:

  1. Mëson rregullat dhe bastet pa humbur para.
  2. Teston strategji të ndryshme loje pa rrezik.
  3. Zbulon versionet e ndryshme të ruletës.
  4. Luan në çdo moment, pa llogari ose depozitë.
  5. Argëtohesh pa presionin e humbjes.

A është e ligjshme të luash Ruletë Online nga Shqipëria?

Ne listojmë vetëm kazino online me licensa ndërkombëtare, ku mund të luash lojëra ruletë në internet i qetë dhe i sigurt për të dhënat e tua personale e financiare. 

A janë lojërat ruletë të sigurta online?

Versionet e ruletës online me sistemin RNG sigurojnë rezultate të rastësishme përmes algoritmit, ndërsa ato me krupierë live transmetohen në kohë reale për më shumë transparencë. 

Lojërat e fatit në kazino të licensuara testohen rregullisht. 
Pavarësisht nga formati, lojërat e fatit (përfshirë ato ruletë) testohen rregullisht nga agjensi të treta si GLI, eCOGRA dhe iTech Labs, për të garantuar siguri maksimale e rezultate të drejta.

Pse është më mirë të luash lojëra ruletë në internet?

Lojërat ruletë po preferohen tashmë më shumë online. Kjo sepse rrotullimet janë më të shpejta, nuk ke nevojë të shkosh në kazino dhe lojërat ruletë live kanë akses direkt me lojtarë nga e gjithë bota.

Ruleta online krahasuar me ruletën në kazino fizike

Ka disa kritere diferencuese midis të luajturit ruletë në kazino fizike dhe online:

BenefiteRuletë OnlineRuletë në kazino fizike
Lojë nga kudo ndodhesh✔✖
Bonuse të dedikuara✔✖
Varietet lojërash✔✔
Lojtarë ndërkombëtarë✔✔
Disa lojëra njëkohësisht✔✖
Privatësi dhe anonimitet✔✖
Diferencën e bën lojtari për veten.
Kur bëhet fjalë për të krahasuar eksperiencën e lojërave ruletë online apo në kazino fizike, konsiderohet edhe çfarë preferojnë vetë lojtarët. Dikush do rehati dhe privatësi, dikush do emocionin e rrotullimeve live.

Rregullat e ruletës, shanset për të fituar dhe limitet në lojë

Ashtu si lojërat e tjera të fatit, edhe këto lojëra ruletë në internet kanë rregulla të rëndësishme për t’i mësuar që të mund të krijosh një strategji loje. Konceptet kryesore janë:

  • Limitet: Kazinotë vendosin bastet minimale dhe maksimale. Këto ndihmojnë në kontrollin e lojës.
  • Bastet: Bastet e brendshme kanë fitime më të mëdha por më pak shanse fitimesh. Bastet e jashtme kanë më shumë shanse, por fitime më të vogla.
  • Avantazhi i kazinosë: Përqindja që kazinoja fiton nga çdo bast njihet si house-edge. Sa më i lartë të jetë, aq më pak shanse ke për të fituar. 

Tabela e shanseve dhe pagesave

Pagesa · Shansi te Europiania (37 xhepa) · Shansi te Amerikania (38 xhepa)

Numër i vetëm35:1 · 2,70% · 2,63%
Pagesa
35:1
Shansi te Europiania (37 xhepa)
2,70%
Shansi te Amerikania (38 xhepa)
2,63%
Dy numra (split)17:1 · 5,41% · 5,26%
Pagesa
17:1
Shansi te Europiania (37 xhepa)
5,41%
Shansi te Amerikania (38 xhepa)
5,26%
Tre numra (rresht)11:1 · 8,11% · 7,89%
Pagesa
11:1
Shansi te Europiania (37 xhepa)
8,11%
Shansi te Amerikania (38 xhepa)
7,89%
Katër numra (kënd)8:1 · 10,81% · 10,53%
Pagesa
8:1
Shansi te Europiania (37 xhepa)
10,81%
Shansi te Amerikania (38 xhepa)
10,53%
Gjashtë numra (dy rreshta)5:1 · 16,22% · 15,79%
Pagesa
5:1
Shansi te Europiania (37 xhepa)
16,22%
Shansi te Amerikania (38 xhepa)
15,79%
Duzinë ose kolonë2:1 · 32,43% · 31,58%
Pagesa
2:1
Shansi te Europiania (37 xhepa)
32,43%
Shansi te Amerikania (38 xhepa)
31,58%
E kuqe/e zezë, tek/çift, 1–18/19–361:1 · 48,65% · 47,37%
Pagesa
1:1
Shansi te Europiania (37 xhepa)
48,65%
Shansi te Amerikania (38 xhepa)
47,37%

Avantazhi i kazinosë është i njëjtë për të gjitha bastet e tabelës: 2,70% te Europiania (1 në 37) dhe 5,26% te Amerikania (2 në 38). Me fjalë të tjera, për çdo 100 € të vëna në baste, humbja mesatare teorike është 2,70 € te Europiania dhe 5,26 € te Amerikania. Te Amerikania, basti me pesë numra (0, 00, 1, 2, 3) paguan 6:1 dhe ka avantazh edhe më të lartë: 7,89%.

Te Ruleta Franceze me rregullin «La Partage», kur del 0 kthehet gjysma e basteve të barabarta (e kuqe/e zezë, tek/çift, 1–18/19–36). Kështu avantazhi për këto baste bie në 1,35%. Kontrollo te rregullat e tavolinës nëse ky rregull zbatohet.

Krijo strategjinë tënde të ruletës online

Strategjitë të ndihmojnë të menaxhosh bastet dhe të minimizosh humbjet, por nuk garantojnë fitore për shkak të avantazhit të kazinosë. Disa nga më të njohurat janë:

  • Martingale: Dyfishimi i bastit pas çdo humbjeje.
  • Fibonacci: Përdorimi i një serie numerash për bastet.
  • D’Alembert: Rritja e bastit me një njësi pas humbjes ose ulja e tij pas fitores.
Strategjia e mirë nis që me përzgjedhjen e lojës ruletë.
Nëse preferon shanset më të mira për fitore, zgjidh midis ruletës Franceze dhe asaj Europiane, pasi avantazhi i kazinosë (house-edge) është më i ulët se në atë Amerikane.

Pse strategjitë nuk e ndryshojnë avantazhin

Sistemet si Martingale (dyfishon bastin pas çdo humbjeje) ndryshojnë vetëm mënyrën si luhatet bilanci, jo humbjen mesatare. Çdo rrotullim është i pavarur: edhe nëse e kuqja ka dalë pesë herë radhazi, shansi për të kuqe në rrotullimin tjetër mbetet 48,65% te Europiania. Me Martingale, një seri humbjesh e çon shpejt bastin te limiti i tavolinës: pas 7 humbjesh radhazi, basti i tetë duhet të jetë 128 herë basti fillestar.

Si të zgjedhësh variantin e ruletës

VariantiXhepa në rrotëAvantazhi i kazinosë
Ruleta Europiane37 (0–36)2,70%
Ruleta Franceze me La Partage37 (0–36)1,35% te bastet e barabarta, 2,70% te të tjerat
Ruleta Amerikane38 (0, 00, 1–36)5,26% (7,89% te basti me pesë numra)

Online ekzistojnë shumë variante të ndryshme ruletash, por ndër më të njohurat janë ato më klasiket. Edhe për lojtarët Shqiptarë preferohen Ruleta Europiane, Ruleta Franceze dhe Ruleta Amerikane. Gjithashtu, po bëhen të njohura versionet moderne si Lightning Roulette dhe Double Ball.

Diferencat midis ruletës live dhe asaj online

Dallimi kryesor mes ruletës online dhe asaj live është mënyra si zhvillohet loja. Ruleta online përdor sistemin RNG për rezultate automatike, ndërsa ruleta live transmetohet në kohë reale me krupierë.

Zgjidh kazinonë më të përshtatshme për ty

Ne listojmë vetëm kazinotë online më të sigurta dhe të përshtatshme për lojtarët shqiptarë. Zgjidh sipas bonuseve të kazinove apo lojërave, aksesit, e mënyrave të pagesës që të leverdisin më shumë.

Si t’i marrësh më të mirën lojës tënde në ruletë online

Suksesi në ruletë online vjen pas një strategjie të mirë dhe pak fat. Këto janë hapat që ne sugjerojmë të ndjekësh për t’u përgatitur sa më mirë:

1. Zgjidh midis rishikimeve tona të lojërave ruletë

Ne krahasojmë variantet e ruletës sipas rregullave të publikuara: numrin e xhepave, pagesat dhe avantazhin e kazinosë. Ja tre më të mirat në momentin e këtij rishikimi:

  • Lightning Roulette 
  • European Roulette Online 
  • Immersive Roulette 

2. Mëso për terminologjinë e lojërave ruletë

Duke njohur termat kryesorë mbi lojërat e fatit dhe kazinotë online, i kupton më lehtë si funksionojnë mekanizmat dhe fitimet.

3. Planifiko buxhetin me saktesi

Vendosja e limiteve financiare paraprakisht me një plan të mirëmenduar buxheti të ndihmon të luash më gjatë dhe me më pak rrezik.

4. Luaj me përgjegjësi

Syno gjithmonë të bësh një lojë të përgjegjshme, pra të kesh veten nën kontroll si lojtar. Luaj vetëm me qëllim për t’u argëtuar.

5. Menaxhoje llogarinë që në fillim

Menaxhimi i llogarisë përfshin aktivizimin e opsioneve të sigurisë që në fillim, dhe vendosjen e limiteve për të mos e tepruar lojën.

Provo edhe lojëra të tjera fati

Përveç ruletës, ka edhe shumë opsione të tjera online që ia vlen të provosh si për shembull lojëra Poker, Blackjack, Baccarat, lojërat me zare, slote të ndryshme dhe shumë të tjera. 

Ruleta kombinon fatin dhe strategjinë në një kohë të kufizuar

Ruleta online sjell një mundësi më praktike, me më shumë fleksibilitet dhe bonuse, krahasuar me kazinotë fizike. Pavarësisht strategjive të ndryshme që mund të provosh, loja mbetet e bazuar në fat, ndaj është e rëndësishme të luash me përgjegjësi. Zgjidh versione me koeficient të ulët të fitimit të kazinosë, dhe vendosi vetes limite paraprakisht. Në fund të ditës, qëllimi është argëtimi. 

Pyetjet më të shpeshta

Po, nëse zgjedh një kazino online të licensuar dhe të rregulluar nga autoritetet ndërkombëtare që garantojnë siguri dhe rezultate të drejta.
Ruleta live transmetohet me krupierë në kohë reale, ndërsa ajo online përdor mekanizmat RNG për rezultate të drejta e rastësore.
Strategjitë të ndihmojnë në menaxhimin e buxhetit, por nuk e ndryshojnë rezultatin. Rrotullimet janë të rastësishme dhe janë tërësisht çështje fati.
Gjithmonë kontrollo licensën e kazinosë, përqindjen e avantazhit të kazinosë (house-edge) në lojë dhe kufijtë e basteve.
35 me 1. Te Ruleta Europiane shansi është 1 në 37 (2,70%), te Ruleta Amerikane 1 në 38 (2,63%).
Ruleta Amerikane ka një xhep më shumë, zeron e dyfishtë (00). Pagesat janë të njëjta, por avantazhi i kazinosë rritet nga 2,70% në 5,26%.

Autor

Franka
Franka

Franka është shkrimtare me përvojë të gjerë në industri të ndryshme. Në ShqipeCasinos, Franka siguron që përmbajtja e publikuar të jetë në përputhje me rregullat në Shqipëri dhe teksti të përshtatet në mënyrë sa më të kuptueshme për lojtarët Shqiptarë. Eksperienca e saj në shkrime shtrihet gjithashtu në platformat SaaS dhe E-commerce.

Ne përdorim cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të tjera gjurmimi për të përmirësuar përvojën tuaj të shfletimit në faqen tonë të internetit, për t'ju shfaqur përmbajtje të personalizuar dhe reklama të synuara, për të analizuar trafikun në faqen tonë dhe për të kuptuar se nga vijnë vizitorët tanë.