Rishikim i kazinosë PariPesa
Ky rishikim i kazinosë PariPesa përfshin një analizë të paanshme dhe të saktë si të ishim vetëm lojtarë. Për këtë publikim, ne:
- Kontrolluam nëse platforma është e licensuar.
- Analizuam bonuset dhe promocionet aktive.
- Hapëm një llogari të re.
- Provuam mënyrat e pagesës.
- Kontrolluam pagesat me kriptomonedha.
- Eksploruam lojërat që ofron.
- Testuam tërheqjet e fitimeve.
- Vlerësuam përvojën e përgjithshme.
Licensat, dhe siguria
Hapi i parë dhe më i rëndësishëm në përzgjedhjen e kazinosë është të kontrollosh nëse ka një licensë dhe sa strikte është politika e tyre e privatësisë.
Licensat e kazinosë PariPesa
PariPesa është një kazino online me licensë ndërkombëtare nga Autoriteti i Lojërave të Fatit në Curacao. Ajo operon me licensa që garantojnë funksionim të ligjshëm pavarësisht vendndodhjes së lojtarëve.
- Curacao Gambling Authority – Nr. Licensës: OGL/2024/225/0601
- Vezzali Limited (procesimi i pagesave) – Nr. Regjistrimi: HE 410688
Siguria e PariPesa Casino
PariPesa mbron të dhënat dhe transaksionet tuaja me teknologji të avancuar SSL dhe politika të forta privatësie. Krahas licensës së vlefshme, faqja garanton siguri edhe përmes masave shtesë si:
- Siguron fondet falë teknologjisë së enkriptimit SSL.
- Zbaton politikat kundër pastrimit të parave dhe verifikimit të identitetit.
- Mbron të dhënat personale sipas standardeve të GDPR.
- Mbështet lojën e përgjegjshme për të gjithë lojtarët.
Çmimet dhe vlerësimet e kazinosë
Një tjetër dëshmi e besueshmërisë dhe cilësisë që ofron PariPesa për lojtarët janë çmimet e fituara:
- Kompania më e Mirë e Basteve Sportive Online për vitin 2023 nga Oyo State Gaming Board.
- Operatori më i Mirë i Basteve Sportive në 2025-ën sipas SiGMA Africa Awards.
PariPesa ofron eksperiencë shumë të mirë si kazino online. |
---|
Pavarësisht se çmimet e fituara e cilësojnë PariPesën si ndër kompanitë më të mira të basteve sportive, platforma ofron shumë lojëra fati dhe bonuse të veçanta si kazino online. |
Bonuset që ofron kazinoja PariPesa
Një faktor që përcakton eksperiencën e një lojtari janë pikërisht bonuset e kazinosë, sidomos online. Në PariPesa, përfiton bonuse si për kazino, ashtu edhe për sportet online.

Bonusi i mirëseardhjes

Bonusi i mirëseardhjes është për lojtarët e rinj dhe ofron deri në 1500 EUR + 150 rrotullime falas. Mjafton të depozitosh 10€. Bonusi duhet të luhet 35 herë brenda 7 ditëve. Rrotullimet falas përdoren vetëm në Juicy Fruits 27 Ways për dy depozitat e para dhe në Big Bass Bonanza™ për depozitën e katërt. Bonusi kreditohet automatikisht:
- Depozita e parë: 100% bonus + 30 rrotullime falas.
- Depozita e dytë: 50% bonus + 35 rrotullime falas.
- Depozita e tretë: 25% bonus + 40 rrotullime falas.
- Depozita e katërt: 25% bonus + 45 rrotullime falas.
Bonuset me rrotullime falas
Bonusi i të Hënës të jep mundësinë të fitosh një ditë në javë rrotullime falas në varësi të shumës që depoziton. Depozita minimale është 15€ për 20 rrotullime të vlefshme vetëm në slotin Green Chilli 2. Basti maksimal është 5€ dhe bonusi duhet të luhet të paktën 30 herë.
Gjithashtu, me bonusin e të Premtes fiton 60 rrotullime falas në lojën Aviator nëse depoziton 10€. Bonusi duhet të luhet 35 herë brenda 7 ditëve.
Bonuset pa depozitë
Në momentin e këtij rishikimi, kazinoja online PariPesa nuk ofron bonuse që aktivizohen pa kryer një depozitë. Në seksionin e ofertave do të gjesh nëse ka bonuse aktive të tilla në një moment të dytë.
Bonuset Cashback
- Çdo të Enjte, me një depozitë prej vetëm 10€, mund të përfitosh deri në 100€ bonus dhe 100 rrotullime falas. Mjafton të kesh luajtur 500€ në slote gjatë 6 ditëve të fundit. Bonusi luhet 35x brenda 48 orëve me bast maksimal 5€.
- Bonusi i Besnikërisë ofron 40% bonus deri në 100 EUR + 100 rrotullime falas pas depozitës së tetë, në varësi të shumës në llogarinë tënde. Depozita minimale e kërkuar është 4€ dhe basti maksimal 2€. Ky bonus Cashback duhet të luhet 35x brenda 48 orëve në lojërat slot të lejuara si Fruity Diamonds.
- Casino Boost është bonus i vlefshëm vetëm ditën e Shtunë me kthim 100% deri 100€ për depozitë minimale 10€. Fitimet duhet të luhen 35 herë gjatë 24 orëve të së Shtunës me një bast maksimal 5€.
Ofertat e dedikuara, Promocionet dhe Turnetë
Festo datëlindjen me ofertë të dedikuar për ty. Fito 20 rrotullime falas pa kusht për bast nga PariPesa Casino. Për të marrë këtë bonus të dedikuar për ty, llogaria jote duhet të jetë aktive prej 30 ditësh dhe të kesh luajtur minimalisht 100€. Duhet të dërgosh një mjet identifikimi brenda 7 ditëve të datëlindjes.

Turneu Spinoleague zgjat deri më 4 Mars 2026 dhe ka një fond total prej 12 milionë euro. Luaj me para reale, grumbullo pikë nga fitoret dhe ngjitu në renditje për të fituar çmime në para. Ky turne nuk ka kërkesa për bast dhe çmimet do të kreditohen brenda 72 orëve pas përfundimit të garës.

Kushtet e bonusit përcaktojnë sa vlen oferta për ty. |
---|
Lexo kushtet me kujdes për të parë nëse bonusi të përshtatet. Për shembull, në PariPesa bonuset nuk vlejnë për llogaritë me kriptovaluta, vlejnë për lojëra specifike dhe nuk kombinohen me oferta të tjera. |
Programi VIP për lojtarët besnikë në PariPesa
PariPesa ofron një program VIP me 8 nivele, ku çdo lojtar nis nga niveli Kopër sapo regjistrohet. Me çdo nivel të ri, rritet përqindja e rimbursimit (cashback) dhe përfitohen bonuse ekskluzive. Lojtarët duhet vetëm të vendosin baste dhe të grumbullojnë pikë për nivelin tjetër.
Niveli VIP | Përfitimet sipas nivelit |
---|---|
Kopër | 100 pikë çdo 1€ bast Cashback çdo 7 ditë |
Bronz | 150 pikë çdo 1€ bast Cashback çdo 6 ditë |
Argjend | 200 pikë çdo 1€ bast Cashback çdo 5 ditë |
i Artë | 250 pikë çdo 1€ bast Cashback çdo 4 ditë |
Rubin | 300 pikë çdo 1€ bast Cashback çdo 3 ditë |
Safir | 350 pikë çdo 1€ bast Cashback çdo 2 ditë |
Diamant | 400 pikë çdo 1€ bast Cashback çdo ditë |
VIP | 450 pikë çdo €1 bast Cashback çdo ditë |
Programi VIP vlen për të gjithë lojtarët, por jo për çdo lojë. |
---|
Programet VIP sjellin një tjetër përvojë për lojtarët dhe të gjithë regjistrohen automatikisht. Megjithatë, lojtarët mund të rriten në nivele e të marrin më shumë privilegje. |
Regjistrimi në PariPesa
Regjistrimi në kazinonë PariPesa mund të kryhet në tre mënyra. E para është plotësimi i formës me të dhënat e tua, e dyta nëpërmjet rrjeteve sociale dhe e treta me kodin e ftesës. Regjistrimin mund ta bësh në gjuhën Shqipe, në vlerën Lekë, si edhe të zgjedhësh nëse dëshiron të aktivizosh bonuse apo jo.

Dokumentat që të kërkon kazinoja PariPesa
Pas regjistrimit, duhet të verifikoni identitetin si pjesë e protokollit KYC.
- Një dokument ID për identifikim
- Vërtetim adrese (vlen edhe deklarata bankare)
- Vërtetimi i metodës së pagesës
Verifikoje llogarinë tënde. |
---|
Pas regjistrimit, mund të konfirmosh emailin nëpërmjet linkut dhe numrin e telefonit nëpërmjet SMS. Ky hap të siguron tërheqjen e fitimeve, si një llogari e regjistruar me të dhëna të sakta e të verifikuara. |
Metodat e Pagesës në PariPesa
Për të filluar lojën, duhet të bësh një depozitë me një metodë pagese të zgjedhur prej teje, dhe që përputhet me identitetin tënd. Fatmirësisht, PariPesa ofron disa opsione pagese për t’u përshtatur me preferencat e lojtarëve.
Metoda e Pagesës | Depozita Minimale | Tërheqja Maksimale | Koha Mesatare e Depozitës | Koha Mesatare e Tërheqjes |
---|---|---|---|---|
Perfect Money | 1 USD | N/A | Menjëherë | 15 minuta |
Skrill | 2 EUR | Nuk disponohet | Menjëherë | – |
Neteller | I pacaktuar | I pacaktuar | Menjëherë | 15 minuta |
Visa/Mastercard | Nuk disponohet | 9000 USD | – | 15 minuta |
PariPesa ofron depozita të ulta dhe tërheqje të larta për disa minuta. |
---|
PariPesa ofron kryesisht portofolët elektronikë dhe kriptomonedha të ndryshme si metoda pagese. Kjo sepse transaksionet janë më të shpejta dhe me limite të ulta. |
Kriptomonedhat e disponueshme në PariPesa
PariPesa pranon edhe depozita me kriptovaluta si Bitcoin dhe Ethereum. Në tabelën më poshtë i kemi listuar me më shumë detaje se çfarë mund të përdorin lojtarët Shqiptarë.
Monedha Digjitale | Depozita minimale | Tërheqja Maksimale | Koha mesatare e depozitimit | Koha mesatare e tërheqjes |
---|---|---|---|---|
Bitcoin | 0,000012 BTC | Nuk disponohet | Menjëherë | – |
Bitcoin Cash | 0,0029 BCH | Nuk disponohet | Menjëherë | – |
Litecoin | 0,011 LTC | Nuk disponohet | Menjëherë | – |
Ethereum | I pacaktuar | Nuk disponohet | Menjëherë | – |
Ethereum Klasik | I pacaktuar | Nuk disponohet | Menjëherë | – |
Tron | 4,31 TRX | Nuk disponohet | Menjëherë | – |
Verge | 197,61 XVG | Nuk disponohet | Menjëherë | – |
QTUM | 0,46 QTUM | Nuk disponohet | Menjëherë | – |
Dogecoin | I pacaktuar | Nuk disponohet | Menjëherë | – |
Dash | 0,042 DASH | Nuk disponohet | Menjëherë | – |
DigiByte | I pacaktuar | Nuk disponohet | Menjëherë | – |
Tether TRC 20 | 10 USD | 1000 USD | Menjëherë | 15 minuta |
Monero | 2 USD | 1000 USD | Menjëherë | 15 minuta |
Vlerat nga kripto në fiat mund të ndryshojnë sipas tregut. |
---|
Vlera e depozitës apo tërheqjes në kriptomonedha mund të ndryshojë për shkak të luhatjeve të kursit. Këto vlera varen gjithmonë nga çmimi i tregut në momentin e transaksionit. |
Lojërat e disponueshme në PariPesa
PariPesa Casino ofron mbi 3000 lojëra të ndryshme që nga slotet klasikë e modernë, deri te lojërat live, bingo, poker, Crash si edhe baste sportive. Lojtarët mund t’i filtrojnë lehtësisht, dhe t’i shtojnë në të preferuarat.
Lojëra të përzgjedhura nga kazinoja
Një ndër opsionet e shumta të kategorive është dhe lista e lojërave slot të përzgjedhura nga vetë kazinoja. PariPesa nuk ofron lojëra ekskluzive, por në bazë të disa kritereve sugjeron Royalty of Olympus, Hot Coins, Aviator, Lucky Streak 1000 dhe shumë të tjera me mekanizma të ndryshëm fitimi.

Slotet më të njohura për lojtarët
Në seksionin e sloteve të kazinosë PariPesa do të gjesh lojërat e ndara në kategori si më të njohurat, më të rejat, sipas tematikave, mekanizmave si Megaways, Jackpots, Klasike dhe më shumë.
Disa nga lojërat slot më të preferuara nga lojtarët janë Royalty of Olympus (Bonus-Buy), Sweet Bonanza (Drops and Wins), Royal Kat 100,000x (Megaways), dhe Hot & Spicy (Jackpot). Kjo sepse ofrojnë shumë mënyra fitimi, dhe pagesa të larta.

Lojërat në tavolinë me diler live
Shqiptarët mund të luajnë lojëra live si ruletë, blackjack dhe baccarat, nga ofrues të njohur si Ezugi, Playtech dhe Pragmatic Play. Lojërat mund të filtrohen sipas ofruesit, llojit apo sugjerimeve të kazinosë.

Lojëra TV dhe të tjera
Disa shfaqje me lojëra të njohura nuk disponohen në këtë platformë. Ky rishikim i kazinosë PariPesa na zbuloi vetëm TV Bet dhe Lotto Instant Win si lojëra TV. Ndër të tjera kazinoja ofron Bingo, dhe lojëra Crash.
Ofruesit e lojërave të kazinosë
Kjo kazino bashkëpunon me shumë ofrues të njohur lojërash si Pragmatic Play, Evolution, Red Tiger, Playtech, Gambit, e të tjerë. Mund të përdorësh filtrin për t’i kërkuar lojërat sipas ofruesit.
Filtrat e shumtë përmirësojnë eksperiencën e çdo lojtari. |
---|
Filtrat e shumtë të kërkimit ndihmojnë çdo lojtar të gjejë shpejt lojërat që preferon sipas mekanizmave apo ofruesit që preferon. Kjo e bën përvojën më të thjeshtë, më të personalizuar dhe më efikase. |
Si të kryesh një tërheqje
Tërheqja e parave është po aq e lehtë sa depozitimi. Mjafton të futesh në llogari, të zgjedhësh metodën e pagesës dhe të konfirmosh kërkesën. Duhet të kesh plotësuar kushtet e kazinosë nëse do të tërheqësh.
Udhëzues se si të tërheqësh para
- Hyr te “Llogaria”.
- Zgjidh “Tërheqje”.
- Vendos shumën.
- Konfirmo kërkesën.
- Prit 15 minuta deri në 24 orë.
Udhëzues se si të tërheqësh në kriptovaluta
- Hyr në llogari
- Kliko “Tërheqje”
- Zgjidh kriptomonedhat si metodë tërheqjeje.
- Vendos adresën e portofolit elektronik.
- Konfirmo dhe prit të kryhet transaksioni.
Informacione të tjera të rëndësishme
Para se të bësh një tërheqje, sigurohu që ke ndjekur të gjitha rregullat dhe ke kryer verifikimin e identitetit. Vetëm kështu pagesa do të përpunohet pa pengesa dhe sipas kohës së caktuar.
Sigurohu të kesh zgjedhur saktë metodën e pagesës. |
---|
Metoda e pagesës duhet të jetë e pranueshme nga kazinoja, të vlejë për bonusin nëse e ke aktivizuar një të tillë dhe të jenë plotësuar kushtet e përgjithshme të kazinosë. |
Shërbimi ndaj klientit Shqiptar
Lojtarët mund të navigojnë lehtësisht në platformë pasi suporton 62 gjuhë, përfshirë Shqipen, dhe një seksion të detajuar ndihme për përdoruesit. Në fund të faqes gjenden udhëzues loje, protokollet AML/KYC, seksioni i bashkëpunimit dhe informacioni ligjor.
Forma e kontaktit | Kontakt | Koha e përgjigjes |
---|---|---|
Email support Shërbimi i sigurisë Logaritë e bllokuara Mbështetja për pagesat | [email protected] [email protected] [email protected] [email protected] | 24 orë |
Telefon | – | – |
Live Chat | Po | 1-3 minuta |
X | https://x.com/paripesa | 24 orë |
Shërbimi mund të ishte perfekt nëse do të ofronin një numër telefoni. |
---|
Kazinoja ofron informacion të detajuar, dhe disa forma kontakti, por një përmirësim do të ishte mundësia për të telefonuar direkt një operator. |
Eksperienca në përgjithësi
Përvoja jonë me platformën ishte pozitive. Faqja funksionon shpejt, është e lehtë për t’u naviguar dhe bastet vendosen në kohë reale. Kjo kazino ofron siguri dhe mjete për lojë të përgjegjshme dhe informacion të detajuar për çdo aspekt. Megjithatë, do të vlerësonim të kishte më shumë metoda të pagesës për lojtarët nga Shqipëria.
Eksperienca nga telefoni
Platforma ofron aplikacion të kazinosë për iOS dhe Android. Mund ta përdorësh lehtësisht edhe nga çdo shfletues telefoni.
Eksperiencë e njëjtë në çdo pajisje. |
---|
Kjo kazino garanton cilësi të lartë loje, si vizualisht, ashtu edhe në funksionim. Edhe nga telefoni, lojërat live shfaqen qartë pa probleme. |
Luaj vetëm për argëtim
PariPesa promovon lojën e përgjegjshme me opsione vetë-përjashtimi dhe limite depozitash. Gjithashtu, ofron kujtesa për pushime dhe kontrollon rregullisht moshën e lojtarëve.
+3000 Lojëra fati dhe shumë bonuse në kazino e sporte
Ky rishikim i kazinosë PariPesa na nxjerr në përfundimin se kjo platformë ofron disa avantazhe për lojtarët Shqiptarë. Kjo kazino e licensuar ofron lojëra të ndryshme, bonuse, program besnikërie me 8 nivele dhe shërbim të shpejtë në shqip. Mënyrat e pagesës janë të pakta, por faqja është e lehtë për t’u përdorur në pajisje të ndryshme.