Rishikim i kazinosë bison.win
Ky rishikim i kazinosë Bison Win përfshin çdo aspekt të platformës të shqyrtuar me detaje nga ne. Procesi ynë mbulon të gjitha gjërat thelbësore:
- Verifikuami licensat dhe masat e sigurisë
- Shqyrtuam promocionet dhe bonuset aktive
- Testuam nga fillimi në fund procesin e regjistrimit
- Provuam metodat e pagesës për depozita e tërheqje
- Verifikuam secilën kriptomonedhë në kazino për lojtarët Shqiptarë
- Eksploruam lojëra të ndryshme në platformë
- Kërkuam tërheqje për të testuar shpejtësinë dhe lehtësinë
- Kontaktuam mbështetjen ndaj klientit për të vlerësuar ndihmën
- Vlerësuam eksperiencën në përgjithësi
Licensimi, siguria dhe besueshmëria
Para se të rekomandojmë një kazino, ne gjithmonë kontrollojmë se si i mbron fondet dhe të dhënat tuaja. Treguesi i parë i rëndësishëm janë licensat e kazinosë.
Lista e plotë e licensave
Kazinoja është në pronësi të Betelgeuse Entertainment B.V. dhe operon sipas një certifikate të lëshuar nga Curaçao GCB. Kjo certifikatë i lejon platformës të ofrojë shërbime kazinoje në rang ndërkombëtar, përfshirë Shqipërinë.
Çfarë e bën kazinonë Bison.Win të sigurt
Kazinoja përfshin disa masa të rëndësishme mbrojtëse për të mbrojtur lojtarët. Mund të përmendim protokollet standarde të sigurisë si edhe:
- Sigurinë e fondeve
- Sigurinë e informacionit personal
- Drejtësinë në rezultatet e lojërave
- Kushtet e bonusit të mirëpërcaktuara
- Politika të privatësisë të shkruara qartë
Çmimet e kazinosë
Deri më tani, kazinoja nuk ka marrë asnjë çmim nga autoritete të industrisë. Platforma është relativisht e re dhe ende po ndërton reputacionin e saj në rang ndërkombëtar.
Kazinoja Bison.Win ofron masa të ndryshme sigurie. |
---|
Përveç licensës nga bordi i Curaçaos, kjo kazino ofron të gjitha opsionet për lojëra të përgjegjshme, madje edhe vetëpërjashtim të lojtarëve. Gjithashtu aplikon politikat AML, pra të parandalimit të pastrimit të parave. |
Bonuset në Bison.Win
Kazinoja ka disa bonuse të ndryshme. Të gjitha ofertat mund t’i gjesh te seksioni “Promocione” në faqen kryesore. Më poshtë shpjegojmë bonuset e kazinosë, ndër aspekte më të rëndësishme përpara se të regjistrohesh.
Bonusi i mirëseardhjes
Lojtarët e rinj marrin 100% bonus deri në 500€ dhe 300 rrotullime falas në slotet Trout’s Treasure dhe Wild Rivers. Bonusi i mirëseardhjes duket si një mesazh i tillë nga kazinoja. Duhet të depozitoni të paktën 5€. Bonusi duhet luajtur 30 herë.

Rrotullimet falas
Aktualisht Bison.Win nuk ofron bonuse të tjera me rrotullime falas vec paketës së mirëseardhjes që përfshin 300 rrotullime falas.
Bonusi pa depozitë
Kjo kazino nuk ofron një bonus pa depozitë në kohën e këtij rishikimi. Të gjitha bonuset e vlefshme aktualisht kërkojnë të regjistrohesh dhe të kryesh një depozitë me para të vërteta për t’u aktivizuar.
Bonusi i kthimit të parave
Platforma ofron 5% deri në 8% Cashback çdo të diel në të gjitha lojërat slot. Përqindja e saktë e kthimit me para reale bazohet në humbjet neto javore. Bonusi aktivizohet manualisht, me një depozitë minimale prej 20€.

Spin and Win – Rrotullo dhe Fito
Rrotullo dhe Fito është një ofertë që përfshin lojtarët nga Shqipëria. Lojtarët marrin një rrotullim falas në ditë për 30 ditë, plus çmime të garantuara. Fitimet tërhiqen deri në 55€, pasi luhen 30 herë.

Promocionet dhe turnetë
Kazinoja ofron turne herë pas here dhe oferta si rrotullime falas edhe çmime të papritura. Promocioni aktiv në momentin e këtij rishikimi është karta gërvishtëse.
Kartat gërvishtëse të lejojnë të zhbllokosh deri në 30 nivele me shpërblime gjithnjë e më të mëdha. Çdo 5 nivele, fitoni deri në 6 karta për të gërvishtur, ndërsa shpërblimet kreditohen automatikisht. Duhet të vini bast të paktën 150 € për të hyrë në nivelin e parë, dhe çdo nivel ka kufizime të veçanta për tërheqje. Mosaktiviteti për 7 ditë ul nivelin ku ndodhesh.

Programi VIP
Kazinoja ofron një program besnikërie prej 3 nivelesh, ai i Bronztë, i Argjendtë dhe i Artë.
Niveli VIP | Benefitet |
---|---|
Bronz | Kërkesa të ulta basti Baste më të mira për bonuse Promocione dhe asistencë VIP |
Argjend | Kërkesa të ulta basti Baste më të mira për bonuse Promocione dhe asistencë VIP Pa kosto për tërheqje Tërheqje më të shpejta |
Ar | Kërkesa të ulta basti Baste më të mira për bonuse Promocione dhe bonuse ekskluzive VIP Limit më i lartë i tërheqjeve ditore Tërheqje më të shpejta Menaxher personal VIP |

Bonuse të mira, por të limituara për Shqiptarët. |
---|
Disa bonuse dhe promocione fantastike nuk janë të aksesueshme për Shqiptarët. Përmendim bonusin Cashback me 15% të kthimit të parave pas 50 raundeve të parë në lojërat live të kazinosë. |
Si të regjistrosh një llogari të re?
Hapja e një llogarie është e shpejtë dhe praktike me dy formularë që zgjasin më pak se një minutë për t’u plotësuar. Pasi të krijohet llogaria juaj, do t’ju kërkohet të verifikoni identitetin përpara se të bëni një tërheqje.
- Plotëso të dhënat personale saktë në formularët e regjistrimit
- Verifiko numrin e telefonit dhe emailin për të aktivizuar llogarinë
- Kryej depozitën minimale për bonusin që ke zgjedhur
- Zgjidh lojën dhe vendos bastet e tua
- Përmbush kushtet dhe tërhiq fitimet e tua

Dokumentet dhe informacionet që të duhen
Për të verifikuar llogarinë dhe për t’u pajtuar me rregulloret kundër pastrimit të parave, kazinoja kërkon dokumente standarde identifikimi. Më poshtë është lista e dokumentave që duhet të përgatisësh e të dërgosh për kazinonë:
- Një dokument identifikimi të vlefshëm
- Vërtetim të adresës aktuale
- Vërtetim i metodës së pagesës
- Një selfie ose foto live për verifikim biometrik
Identifikohu saktë që në fillim. |
---|
Respektoji rregullat e regjistrimit që në fillim. Mos përdor VPN, konfirmo identitetin dhe mos krijo shumë llogari të ndryshme me pseudonime në kazino. Të gjitha këto hapa të çojnë drejt një loje ku fitimet mund ti tërheqësh me siguri. |
Metodat e pagesës
Platforma pranon një sërë opsionesh pagese që nga transfertat bankare deri te kriptovalutat. Ama për lojtarët nga Shqipëria lejon vetëm transfertat bankare dhe kriptomonedhat si mënyra tërheqjeje. Depozitat përpunohen menjëherë, ndërsa tërheqjet zakonisht zgjasin në varësi të metodës deri në 5 ditë pune.
Metoda e Pagesës | Depozita minimale | Tërheqja maksimale | Koha mesatare e depozitës | Koha mesatare e tërheqjes |
---|---|---|---|---|
Visa | 20€ | N/A | Menjëherë | 24 orë |
Skrill | 20€ | N/A | Menjëherë | 24 orë |
Neteller | 20€ | N/A | Menjëherë | 24 orë |
Open Banking | 20€ | 2500€ | Menjëherë | 24 orë |
AstroPay | 20€ | N/A | Menjëherë | 24 orë |
Revolut | 20€ | N/A | Menjëherë | 24 orë |
Paysafecard | 20€ | N/A | Menjëherë | 24 orë |
Sticpay | 20€ | N/A | Menjëherë | 24 orë |
Binance Pay | 25€ | 2500€ | Menjëherë | 24 orë |
Kazinoja nuk aplikon komisione për asnjë metodë pagese. |
---|
Të gjitha transaksionet përpunohen me tarifë 0 Lekë nga kazinoja. Disa metoda pagese si bankat për shembull, kanë vetë kosto transfertash jo të kazinosë. |
Kriptomonedhat e disponueshme
Platforma mbështet disa kriptomonedha kryesore si për depozitat ashtu edhe për tërheqjet. Depozitat dhe tërheqjet janë të menjëhershme kur kryhen në kripto. Vlerat përfundimtare mund të ndryshojnë nga ato të publikuara nga ky rishikim i kazinosë Bison Win.
Kriptomonedha | Depozita min. | Tërheqja maks. | Koha mesatare e depozitës | Koha mesatare e tërheqjes |
---|---|---|---|---|
Bitcoin (BTC) | 25€ | 2500€ | Menjëherë | Menjëherë |
Ethereum ERC20 | 25€ | 2500€ | Menjëherë | Menjëherë |
Bitcoin Cash | 25€ | 2500€ | Menjëherë | Menjëherë |
Litecoin | 25€ | 2500€ | Menjëherë | Menjëherë |
Dogecoin | 25€ | 2500€ | Menjëherë | Menjëherë |
USDT ERC20 | 25€ | 2500€ | Menjëherë | Menjëherë |
USDT TRC20 | 25€ | 2500€ | Menjëherë | Menjëherë |
USDC ERC20 | 25€ | 2500€ | Menjëherë | Menjëherë |
Ripple | 25€ | 2500€ | Menjëherë | Menjëherë |
USDC Solana | 25€ | 2500€ | Menjëherë | Menjëherë |
USDT Solana | 25€ | 2500€ | Menjëherë | Menjëherë |
USDT BEP20 | 25€ | 2500€ | Menjëherë | Menjëherë |
USDT TON | 25€ | 2500€ | Menjëherë | Menjëherë |
Tron | 25€ | 2500€ | Menjëherë | Menjëherë |
Toncoin | 2 500 ALL | 2500€ | Menjëherë | Menjëherë |
A janë njësoj fitimet në kripto dhe fiat? |
---|
Pagesat me kriptomonedha funksionojnë njësoj si ato me valuta fiat, por vlera përfundimtare mund të ndryshojë për shkak të luhatjeve në kursin e këmbimit të kriptos. Këto ndryshime ndodhin sepse çmimi i kriptomonedhave përcaktohet nga tregu. |
Lojëra që mund të luani në Bison.Win
Kjo kazino u ofron lojtarëve Shqiptarë mijëra lojëra të ndryshme nga më shumë se 100 ofrues të njohur. Gama e gjerë e titujve përfshin opsione si për fillestarët, ashtu edhe për lojtarët e avancuar.
Lojëra ekskluzive
Bison Casino aktualisht nuk ofron lojëra ekskluzive që gjenden vetëm në platformën e saj. Aktualisht ofron High Flyer, slote, lojëra live, ruletë, Blackjack, Baccarat dhe të tjera formate të rëndësishme.
Lojëra slot më të mira
Nga 650 slote të kazinosë zgjidh ato që janë pjesë e bonuseve si Trout’s Treasure – Wild Rivers, nga ku fiton 300 rrotullime falas me bonusin e mirëseardhjes. Gjithashtu, shiko për slote të njohura si Big Bass Bonanza dhe Gates of Olympus. Veçoritë e bonusit dhe mënyrat e fitimit janë po ashtu të rëndësishme. Ne veçojmë The Dog House Megaways dhe Wolf Gold 1,000,000.

Lojëra me krupierë të drejtpërdrejtë
Ruleti, blackjack dhe bakarat live janë të aksesueshme në kazino, me tavolina me cilësi të lartë nga ofrues si Evolution, Ezugi dhe Pragmatic Live. Bison.Win ofron edhe opsione të tilla si Lightning Roulette dhe Speed Baccarat për një përvojë premium live.

Shfaqje lojërash
Kazinoja ofron shfaqje interaktive lojërash live si Crazy Time, Dream Catcher dhe Monopoly Live, duke u dhënë lojtarëve një përvojë argëtuese, në stilin televiziv, me raunde bonusi dhe shumëzues të shumtë.

Ofruesit e lojërave
Platforma ofron ofrues të nivelit të lartë duke përfshirë Pragmatic Play, NetEnt dhe Play’n GO për lojërat slot. Evolution Gaming dhe Ezugi janë ofruesit kryesorë të lojërave me krupierë të drejtpërdrejtë. Bison.Win bashkëpunon edhe me studio më modeste si Hacksaw Gaming dhe Red Tiger.
Mijëra lojëra në Bison.Win. |
---|
Kazinoja ka mbi 3000 lojëra të ndryshme, por nuk ka një filtër për të zgjedhur lojërat që dëshiron pa i kërkuar një e nga një. |
Si të tërheqësh fitimet
Tërheqja e fondeve është një proces i thjeshtë që mund të bëhet vetëm me disa klikime. Mund të zgjidhni midis metodave tradicionale ose kriptovalutave, me limite të qarta dhe pa tarifa tërheqjeje.
Udhëzues hap pas hapi për tërheqje në Fiat
- Identifikohu në llogarinë tënde
- Shko te opsioni “Tërheqja” në menunë kryesore
- Zgjidh metodën e tërheqjes
- Vendos shumën që do të tërheqësh
- Jep çdo detaj të kërkuar pagese
- Konfirmo kërkesën dhe prit miratimin
Udhëzues hap pas hapi se si të tërheqësh në kriptovaluta
- Shko te seksioni “Tërheqja”
- Zgjidh një kriptovalutë
- Vendos shumën e tërheqjes
- Vendos adresën e portofolit elektronik
- Kliko “Tërheqje” dhe prit për konfirmim të transaksionit.
Informacione të tjera të rëndësishme
Tërheqjet kryhen menjëherë në kriptomonedha vetëm kur plotësohen kushtet e kazinosë. Duhet të plotësosh kushte si për shembull: minimumi 25€ dhe maksimumi 250€ për transaksion. Lexo me kujdes rregullat për të shmangur probleme.
Tërheqje pa vonesa dhe pa tarifa. |
---|
Bison.Win ofron një proces të thjeshtë dhe pa kosto të fshehura për tërheqjen e fitimeve. Plus, tërheqja me kripto ishte një opsion i qartë dhe funksional. Koha e transaksioneve është brenda pritshmërive për këtë industri. |
Suporti për klientët
Kazinoja ofron mbështetje për klientët nëpërmjet kanaleve të shumta. Chati i tyre i drejtpërdrejtë është i disponueshëm 24/7. Suporti me email përgjigjet brenda pak orësh.
Metoda e Kontaktit | Kontakt | Koha Mesatare e Përgjigjes |
---|---|---|
Email shërbimi Email vetëpërjashtimi | [email protected] [email protected] | Brenda 2–4 orësh Brenda 24 orësh |
Telefon | – | |
Live Chat | 24/7 | Brenda minutit |
– | ||
– |
- Gjuhët e mbështetura: Shërbimi ndaj klientit është i disponueshëm në Anglisht dhe në disa gjuhë Europiane, por jo në Shqip. Vetëm faqja e navigimit ofron përshtatje në gjuhën Shqipe.
- Qendra e Ndihmës: Kazinoja ofron një qendër ndihme të detajuar mbi termat dhe politikat e privatësisë, si edhe një seksion me pyetjet më të shpeshta.
- Burime të tjera: Kazinoja ofron shpjegime të qarta se si funksionojnë bonuset, si edhe opsione për të luajtur lojërat e fatit në mënyrë të përgjegjshme.
Shërbimi ndaj Shqiptarëve mund të përmirësohet. |
---|
Bison.Win mund të vendosë një numër telefoni në dispozicion ose të ofrojë suportin e chatit në Shqip. Gjithashtu, disa faqe me kushte për bonuset nuk ofrohen në Shqip. |
Përvoja e përgjithshme e lojës
Lojtarët e kanë tepër të lehtë të navigojnë në këtë platformë. Faqja ngarkohet shpejt dhe dizajni është i strukturuar qartë, duke e bërë të lehtë gjetjen e lojërave, cilësimet e profilit apo përzgjedhjen e opsioneve të pagesës.
Eksperienca mobile
Bison.Win nuk ofron një aplikacion të dedikuar, por versioni celular funksionon pa probleme. Lojërat përshtaten mirë edhe në ekranet më të vogla dhe navigimi është pothuajse identik me versionin nga kompjuteri.
Bison.Win ofron me cilësi të lartë gjërat kryesore të një kazinoje. |
---|
Si një kazino e re, Bison.Win ofron cilësi shumë të mirë të mijëra lojërave, pagesave në kripto dhe navigimit pa ndërprerje, edhe në telefon. |
Luaj me përgjegjësi
Kazinoja ofron një seksion të dedikuar se si të luash me përgjegjësi lojërat e fatit. Lojtarët mund të vendosin kufijtë e depozitave, limitimin e sesioneve dhe vetë-përjashtimin nëse është e nevojshme. Vetë-përjashtimi bëhet vetëm nëpërmjet emailit të caktuar, dhe jo chatit.
Mendimi ynë i paanshëm mbi kazinonë
Ky rishikim i kazinosë Bison Win na bën të arrijmë në përfundimin se kjo është një kazino e re, por e besueshme dhe e licensuar. Kazinoja ofron lojëra të larmishme dhe metoda fleksibile pagese.
Megjithatë, ka vend për përmirësim si për shembull një filtër për lojërat, një numër kontakti, më shumë metoda pagese për tërheqje në fiat, si edhe më shumë mjete të lojërave të fatit të përgjegjshme si ndihma nga organizatat përkatëse.